Atdheu s’ndalet! Tregon mesazhet me Bora Zemanin

Atdheu s’ndalet! Tregon mesazhet me Bora Zemanin

09:31, 14/01/2022
A+ Aa A-

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë shumë në qendër të vëmendjes muajt e fundit.

Një pjesë e mirë e publikut pretendon se ai ka pasur një lidhje me prezantuesen e emisionit, Bora Zemanin.

Këtë gjë e ka shkaktuar vetë ai me disa deklarata konfuze, të cilat i jep shpesh, ndërsa vetë Bora Zemani i ka vendosur pikat mbi i thashethemeve vetëm një herë duke e bërë shumë të qartë se as nuk ka dhe as nuk ka pasur një lidhje me Atdheun.

Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, e cila del e plotë nesër shihet Atdheu duke treguar bisedat e fundit me Borën.

Me aq sa shihet në promo aty ka puthje dhe zemra.

Atdheu këtë të dielë, në daten 9 janar, ai ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit.

Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur të Golden G dhe Burak “Gëzuar ditëlindjen”.

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco