U kritikua për veshjen/ Më në fund reagon Kendall Jenner

U kritikua për veshjen/ Më në fund reagon Kendall Jenner

16:58, 11/01/2022
A+ Aa A-

Në nëntor të 2021, modelja e njohur Kendall Jenner u bë kryefjala e rrjetit, për shkak të një fustani që ajo kishte veshur.

Ajo ishte pjesë e ceremonisë së martesës së shoqes së saj Lauren Perez në Miami.

 

Për këtë rast, Kendall veshi një fustan të prerë, tërësisht të zi, i cili tregonte gati çdo pjesë të turpit të saj.

Ndjekësit e konsideruan veshjen si “të papërshtatshme” dhe e kritikuan modelen, duke i thënë se një veshje e tillë nuk mund të vishet gjatë një ceremonie martese.

 

Kendall ndërkohë, vendosi të mos reagojë ndaj kritikave dhe komenteve negative.

Megjithatë, së fundmi zbuluan një detaj që e përmbyll një herë e mirë këtë çështje.

 

Nusja, Lauren Perez ka ripostuar një seri fotosh nga dasma e saj në “Instagram”, duke i vendosur mbishkrimin:

“Nata më e madhe e vitit 2021! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”

 

Në disa foto, duket dhe Kendall, së bashku me fustanin e saj ‘famëkeq’, ku sërish tërhoqi kritika nga ndjekësit, ku një nga komentet ishte:

“Veshje e papërshtatshme në një dasmë @kendalljenner, më vjen turp për ty”.

 

Një tjetër ndjekës i është përgjigjur komentit të kritikuesit, duke shkruar:

“Nëse nuses nuk i intereson, pse të intereson ty, qetësohu”.

 

Lauren i ktheu përgjigje këtij komenti duke e konfirmuar dhe duke na bërë të kuptojmë që veshja e Kendall nuk ishte një problem për të!

Edhe vetë modelja ka vendosur të reagojë, duke thënë:

 

“@laurenperez padyshim që kërkova miratimin tënd paraprakisht. Ne e duam një dasmë plazhi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco