Virale në Tik-Tok: Njihuni me trukun që do t'ju japë modelin e përsosur të flokëve në vetëm tre hapa

Virale në Tik-Tok: Njihuni me trukun që do t'ju japë modelin e përsosur të flokëve në vetëm tre hapa

15:43, 11/01/2022
A+ Aa A-

Truku pesëminutësh për tharjen e flokëve është bërë viral për shkak të efektivitetit të tij dhe tregon se si të arrini modelin e përsosur të flokëve në vetëm tre hapa.

Videoja u shpërnda nga tiktokerica @yazblends, e cila është parukiere dhe është parë mbi gjashtë milionë herë.

Truku i ri është një mënyrë e thjeshtë për të arritur një frizurë voluminoze me tharëse flokësh që është ideale për një look në mbrëmje.

Vetëm disa hapa larg flokëve tuaj të përsosur:

Ndani flokët në dy pjesë dhe ndani nga fytyra. Mos harroni të aplikoni llak për flokët me mbrojtje nga nxehtësia.

Ngrohni tharësen e flokëve dhe kaloni mbi fijet që keni përdredhur më parë.

Krehni flokët duke kaluar butësisht gishtat përmes tyre për të liruar kaçurrelat.

Ky truk funksionon në lloje dhe gjatësi të ndryshme flokësh, është e rëndësishme vetëm që flokët të jenë të lagur, para se t'i përdredhni në fije. 

Thajeni vetëm pjesërisht përpara përdredhjes, për të reduktuar ekspozimin ndaj nxehtësisë.

 

@yazblends Easy 5 minute Hair Hack! @behindthechair.com  #fyp #hairtok #hairtutorials #hair #bocaraton ♬ Toxic x Pony - ALTÉGO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco