Camila Cabello harron ndarjen nga Shawn Mendes, tregon linjat joshëse nga pushimet

Camila Cabello harron ndarjen nga Shawn Mendes, tregon linjat joshëse nga pushimet

15:40, 11/01/2022
A+ Aa A-

Ish-i i saj Shawn Mendes ka shfaqur trupin e tij në plazh kohët e fundit.

Por, as Camila Cabello nuk i ka lënë anash pozat atraktive në llogarinë e saj në Instagram.

Në komentet e postuara të hënën (10 janar), këngëtarja, 24 vjeçe, mahniti me bikini të zeza teksa po shijonte një arratisje në Republikën Dominikane.

Në foto Camila dukej në formë të mirë ndërsa po shijonte një shëtitje me varkë me rroba banje.

Në një ‘selfie’, ajo ka treguar ngjyrën e saj mahnitëse të trupit teksa ka pozuar pranë perëndimit të diellit, shkruan DailyMail.

Camila tha se e kishte shijuar pafund udhëtimin e saj, sa nuk arriti të postonte foto më parë në llogaritë e saj në mediat sociale.

“Unë nuk postova asnjë foto sepse isha duke jetuar jetën, unë isha në Republikën Domenikane”, shkroi ajo sipër imazheve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco