Ronela Hajati dhe MatoLale kanë gati një bashkëpunim, por pse nuk po e publikojnë atë?

Ronela Hajati dhe MatoLale kanë gati një bashkëpunim, por pse nuk po e publikojnë atë?

15:22, 11/01/2022
A+ Aa A-

Viti 2022 vjen gjithmonë e me më shumë surpriza kur bëhet fjalë për tregun muzikor shqiptar.

Pas konfirmimeve të bashkëpunimeve të Elvana Gjatës me Mozzik dhe me dyshen Mc Kresha&Lyrical Son, një tjetër hit pritet të lançohet. Bëhet fjalë pikërisht për Ronela Hajatin dhe reperin MatoLale.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë artistet nëpërmjet ‘story’-ve të tyre në “Instagram”.

Fillimisht, Ronela ka publikuar një shkrim që i dedikohet këngëtarit të “Jolie”.

“ MatoLale më tha një zog shumë i vogël që xhirojmë video javës tjetër. Nuk e di a të tha dhe ty!”- ka shkruar ajo duke nënkuptuar publikimin e një bashkëpunimi.

Nga ana tjetër, reperi e ka ripostuar ‘story’-n e Ronelës, duke shkruar:

“Mua më tha thuaji Ronelës mos ta prekë më këngën por xhironi se na plasët. Shoqata e zogjve TR.”

Kështu, ajo ia kthen: “Si punë meraku më shumë a kupton?”.

Mesa duket videoklipi do të vijë së shpejti dhe na mbetet të themi që kemi shumë pritshmëri për bashkimin e energjisë se dy artistëve shqiptarë.

Rikujtojmë së emri i Ronela Hajatit është folur shumë së fundmi, pas fitores së saj në “Festivalin e Këngës”.

Duket se shumë artistë janë të pakënaqur nga rrëmbimi i çmimit të parë nga artistja, por shumë të tjerë e kanë mbështetur dhe i kanë uruar suksese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco