'Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses?', Meridiani thumbon familjarët e Beatrix

'Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses?', Meridiani thumbon familjarët e Beatrix

11:46, 11/01/2022
A+ Aa A-

Meridiani u eleminua nga “Big Brother VIP” dhe kur mbërriti në studio ai bëri një deklaratë të papritur.

Shkak i kësaj deklarate ishte një debat me Balinën pasi kjo e fundit i tha se ai u penalizua sepse dha informacione nga jashtë.

Mes të tjerash ajo i tha se Meridiani i tha Donaldit se “është Donaldi i Borës” dhe kjo e penalizoi.

Mirëpo, Meridiani tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.” 

Mesa duket pas daljes së tij Meridiani nuk ndalet të “godasë” Donaldin dhe Beatrix

. Ditën e djeshme pas hyrjes së dronit në shtëpi familjarët e kësaj të fundit kanë bërë deklarata në rrjetet e tyre sociale.

Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.

Meridiani pas deklaratave të shumta që ka dhënë mbi çiftin ditë e djeshme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër mënyrë.

Me një pyetje në Instastory ai ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje me shkrimet e tyre të publikuara në rrjete sociale.

“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën”, shkruan Meridiani duke pritur përgjigjen e ndjekësve.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco