Këngëtari Vlashent Sata i propozon për martesë Dojna Memës, moderatorja tregon unazën:Gjithmonë 'Po'

Këngëtari Vlashent Sata i propozon për martesë Dojna Memës, moderatorja tregon unazën:Gjithmonë 'Po'

21:03, 07/01/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e dashur për publikun, Dojna Mema ka ndarë më të gjithë publikun një lajm të gëzueshëm gjatë ditës së sotme.

Partneri i saj, Vlashent Sata i ka propozuar për martesë në Barcelonë dhe ajo ka pranuar.

Lajmi i ëmbël u bë publik nga vetë prezaantuesja gjatë ditës së sotme përmes një video të publikuar  në Instagram.

Në pamje çifti shohen shumëtë lumtur duke shkëmbyer puthje në buzë, ndërsa në gishtin e moderatores bie në sy unaza me të cilën i ka propozuar ai.

“Gjithmonë ‘Po’,”- shkroi ajo, krahas pamjeve romantike.

Ndërsa miqtë e tyre të famshëm kanë “vërshuar” në komente me urimet e tyre për çiftin e dashuruar.

“Ooooo kjo po që është ditëlindje😍😍 Urime”- shkruan Arbana Osmani.

“Ooooo sa më bëhet qejfii ❤️ Urimeeee 😍”- ishte komenti i Adrola Dushit, ndërsa Fjoralba Ponari shkruan: “Shume urimeeee 😍❤️”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco