A do të hyjë sonte Bora në 'Big Brother VIP'? Ja çfarë thotë Olti Curri

A do të hyjë sonte Bora në 'Big Brother VIP'? Ja çfarë thotë Olti Curri

20:58, 07/01/2022
A+ Aa A-

Emri i saj është një nga më të lakuara në mediat rozë.

Bëhet fjalë për moderatoren 4e njohur, Bora Zemani.

Javë më parë, të gjitha mediat, pa përjashtim paralajmëruan hyrjen e saj në “Big Brother VIP”, informatë që u demantua nga Prive.al, thirrur në burime tona.

E duket se klikimet nuk janë “ngopur” ende me lajme të tilla të rreme.

Sërish sot e dje ka qarkulluar ky informacion i cili mes tjerash ka detyruar të reagojë edhe opinionistin Olti Curri.

Ndonëse jo drejtpërsëdrejti në program, ai është dëshmuar që ka burime pranë produksionit dhe shpesh “dekonspiron” ngjarjet e programit parase ato të ndodhin.

Ai e ka mohuar lajmin duke u shprehur:

“Jo, Bora nuk hyn sonte në shtëpinë e BB VIP (se mu shkri telefoni si akullore në diell nga sms-të)”.

Një mësim i mirë ky që të lexoni lajme aty ku duhet dhe t’iu besoni vetëm burimeve të konfirmuara.

As showbizi nuk po është imun kohëve të fundit nga dezinformatat e shpeshta.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco