Adele blen pronën e Stallone me çmimin marramendës

Adele blen pronën e Stallone me çmimin marramendës

10:17, 05/01/2022
A+ Aa A-

Super-ylli britanik, këngëtarja Adele, bleu me çmim të reduktuar një nga pronat e aktorit të njohur hollivudian, Sylvester Stallone, pasi nuk u shit për shumën e kërkuar.

Tridhjetë e tre vjeçarja Adele ka lënë mënjanë 58 milionë dollarë për një pasuri të madhe në Beverly Hills që më parë u shit për 110 milionë dollarë. 

Me një sipërfaqe prej 1752 metrash katrorë, nuk ka shumë prona më të mëdha në këtë vendndodhje ekskluzive.

Albumi i saj i ri i quajtur "30", si dhe turneu i ardhshëm, do t'i sjellë para të mëdha, ndaj blerja e një prone luksoze nuk do të jetë asgjë e veçantë për sa i përket financave të saj.

Adele, tashmë ka një shtëpi të madhe në Los Angeles ku jeton me vajzën e saj Angela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco