Bleona dhe Roberti infektohen me Omicron, ja gjendja e tyre

Bleona dhe Roberti infektohen me Omicron, ja gjendja e tyre

07:50, 04/01/2022
A+ Aa A-

Bleona dhe Robert Aliaj nuk ishin pjesë e spektaklit ’Love Story’ mbrëmjen e djeshme për shkak të Covid.

Dy opinionistët ishin infektuar me variantin Omicron por që nuk kishin simptoma shqetësuese.

Edhe pse nuk ishin present në spektakël ata dërguan nga një videomesazh.

Bleona: Fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër.

Robert Aliaj:  Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco