Helmim, drogë apo vrasje? 12 vite nga vdekja misterioze e aktores Brittany Murphy

Helmim, drogë apo vrasje? 12 vite nga vdekja misterioze e aktores Brittany Murphy

09:28, 22/12/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u bënë 12 vjet nga vdekja e aktores Brittany Murphy , një histori që tronditi Hollivudun dhe mbarë planetin pasi në fillim u fol për të gjitha mundësitë e tmerrshme.

Ishte data 20 dhjetor 2009 kur aktorja e njohur Brittany Murphy u gjet e vdekur në moshën 32-vjeçare, në dyshemenë e banjës së saj në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Ylli i filmit të famshëm Clueless ishte ankuar për dhimbje të forta barku dhe simptoma të gripit dhe në mëngjesin e asaj dite ajo kishte vështirësi në frymëmarrje.

Nëna e Sharon Murphy në atë kohë i tha Hollywood Reporter: “I thashë: zemër, ngrihu. Ajo u përgjigj: Mami, nuk marr frymë. Me ndihmo. Me ndihmo". 

I pranishëm në ato momente të tmerrshme qw po kalonte Brittany  ishte edhe bashkëshorti i saj Simon Monjack, i cili pas ngjarjes tregoi dhe fjalët e saj të fundit:

“Ajo iu drejtua nënës së saj dhe tha: “Po vdes. Unë do të vdes. Mami, të dua".

Po si ndodhi ngjarja tragjike?

Në orën 7:30 të mëngjesit të asaj dite tragjike, Brittany u ankua për dhimbje të forta barku. 

Ajo shkoi në banjë dhe mbylli derën. 

Gjysmë ore më vonë, nëna e saj e gjeti në dysheme, pa ndjenja.

Më pas ajo nuk do të zgjohej më kurrë…

Ekipet e shpëtimit që u thirrën në vendngjarje u përpoqën ta rikthenin dhe e transportuan në spital, ku ajo pësoi një atak në zemër.

Javët që pasuan ishin një thriller pasi u dëgjuan shumë skenarë për shkaqet e vdekjes së saj: drogë, helmim, vrasje.

E pamendueshme ishte që disa muaj më vonë vdiq edhe burri i saj Simon Mojack !

Image

Rrjedhjet e para “treguan” se një myk i zi toksik që ndodhej në shtëpi ishte përgjegjës për vdekjen e tyre.

Dy vjet pas vdekjes së vajzës së saj, Sharon këmbënguli se ky ishte shkaku i vdekjes, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte gjetur në trupin e aktores.

Policia e Los Anxhelosit zbuloi se vdekja ishte e lidhur me një kombinim të pneumonisë, anemisë dhe drogës, dhe të dy kishin vdekur duke përdorur droga të shumta ditën që vdiqën.

Hetuesit më në fund zbuluan se çfarë kishte ndodhur.

 Brittany kishte udhëtuar për në Porto Riko 6 javë para vdekjes së saj, ku kishte kontraktuar stafilokokë. 

Në fillim vetëm burri dhe nëna e saj ishin të sëmurë, por më pas ajo u sëmur dhe nga pneumonia.

Por aktorja kishte një problem tjetër.

 Ajo vuante nga perioda shumë intensive, me gjakderdhje të madhe, e cila i kishin shkaktuar anemi të rëndë.

Ditën që vdiq ajo nuk ishte mirë për herë të dytë në të njëjtin muaj, fakt që e ka lodhur dhe e ka bërë shumë të prekshme ndaj infeksionit por edhe ndaj efekteve anësore të medikamenteve që merrte për të duruar dhimbjen.

Në gjakun e saj u gjetën: antidepresiv Prozac, ilaç për krizat Klonopin, antiinflamator dhe antihipertensiv, beta bllokues, hidrokodon, paracetamol dhe Vikoprofen për periudhën.

Aktorja ishte e sëmurë dhe në gjendje tragjike prej dy javësh, por askush nuk e çoi në spital. 

Me trajtimin e duhur, është pothuajse e sigurt se ajo do të kishte shpëtuar.

Babai i Brittany-t bëri deklarata që u diskutuan shumë, pasi la të kuptohej se pas vdekjes së aktores mund të ketë pasur një mashtrim.

 Ai madje shkoi aq larg sa tha se Simon kishte një lidhje me nënën e Brittany.

 Ai kishte marrë edhe ADN-në e vajzës së tij dhe ia kishte dhënë për analizë dhe u konstatua se në flokët e saj kishte substanca nga helmi i miut.

 Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur se flokët nuk janë një “dëshmitar i besueshëm” në raste të tilla.

Më 23 maj 2010, burri i Murphy u gjet i vdekur. 

Arsyet e vdekjes së tij ishin të njejta me të bashkëshortes së tij,  pneumoni dhe anemi.

Misteri për vdekjen e tyre vazhdon sërish dhe sot e kësaj dite askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë ka ndodhur saktësisht me këtë çift.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco