‘Brenda BBV nuk ka dashuri e as miqësi!’, DJ PM kundërshton ashpën moderatoren e njohur

‘Brenda BBV nuk ka dashuri e as miqësi!’, DJ PM kundërshton ashpën moderatoren e njohur

09:23, 22/12/2021
A+ Aa A-

– Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP ” në qendër të bisedës u vu marrëdhënia e Meridianit dhe Arjolës. Ata janë shprehur se kanë patur relata të mira nga jashtë, pavarësisht se është zbehur gjatë lojës brenda shtëpisë.

Një nga miqësitë e tjera të diskutuara shumë në garë është edhe ajo midis Ilirit dhe Arjolës.

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka pyetur ish-banorët e “Big Brother” se sa i besojnë shoqërisë së dyshes, si dhe nëse mendojnë që ka miqësi apo dashuri të vërteta aty brenda.

Fillimisht, është përgjigjur Dj PM, i larguar të premten, duke thënë se ai, Donald, Dagz, Sara dhe Beatrix kanë krijuar marrëdhënie të sinqerta e të pastra brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Paloma, ish-konkurrente, është shprehur e bindur se në garë nuk ekzistojnë shoqëritë dhe dashuritë.

“Absolutisht që nuk ka miqësi aty brenda. As dashuri”, ka thënë ajo.

“As midis Sarës dhe PM?”- u pyet ajo nga Arbana.

“As midis tyre. Fundja ato vetë e kanë thënë që nuk është se duhen, thjesht kanë një pëlqim për njeri-tjetrin. Koha do ta tregojë nëse do të jenë apo jo bashkë jashtë shtëpisë”, u shpreh Paloma.

Dj PM ka replikuar menjëherë duke përmendur takimin e tij me babain e Sarës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco