Kida paralajmëron projektin 'Mo jo', ndan imazhe nga xhirimet e videoklipit

Kida paralajmëron projektin 'Mo jo', ndan imazhe nga xhirimet e videoklipit

14:56, 18/12/2021
A+ Aa A-

Kida prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri “Orchide” që pritet të lansohet më 21 dhjetori.

Ndërsa, ditën e sotme këngëtarja e njohur ka paralajmëruar videoklipin e këngës “Mo jo”, që po ashtu do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri.

Përmes disa imazheve të reja të shkëputura nga xhirimet e klipit, Kida u shfaq joshëse nga makina e  veshur me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, të cilën e kombinoi me pantallona shumëngjyrësh dhe çizme “Prada” me ngjyrë të bardhë.

“Befasia e fundit për datën e publikimit të albumit. Videoklipi i “Mo jo””, ka shkruar Kida sipër imazheve që postoi në llogarinë e saj të Instagramit.

Teksa pret lansimin e albumit, Kida po ashtu ka njoftuar se fansat tashmë mund ta para-porositin atë para datës së publikimit.

Ndërsa, projekti i saj i fundit është kënga “Ike”, që Kida e publikoi në tetor të këtij viti, e që ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco