Pas historisë së dhimbshme të Einxhel, Fjoralba tregon me foto gjendjen e saj dhe të Argjirës

Pas historisë së dhimbshme të Einxhel, Fjoralba tregon me foto gjendjen e saj dhe të Argjirës

12:27, 18/12/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP Albania”, Einxhel tregoi gjatë spektaklit historinë e saj të dhimbshme të cilën e ka patur të vështirë ta ndajë me të gjithë banorët.

Ajo ndau me publikun se që prej vitit 2017, jeta saj ndryshoi si rrjedhojë e sëmundjes së mamasë së saj. Kjo sëmundje e bëri të mos dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve me Parkinsonin.

Momenti preku të gjithë banorët, publikun por edhe vetë Arbanën.

Ndërkohë, dy shoqet e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të.

Vajzat kanë publikuar në story të “Instagram” bisedën e tyre gjatë emisionit të mbremshëm, ku janë përfshirë emocionalisht dhe kanë shpërthyer në lotë.

“Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba në foto ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.

Me postime të ndryshme në rrjetet sociale vajzat tregojnë vazhdimisht mbështetjen e tyre për forcën e treguar brenda shtëpisë së “Big Brother” nga Einxhel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco