Shpërthen debati midis Ilirit dhe Antonelës: Jam krenare që vij nga 'Për’puthen'

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Antonelës: Jam krenare që vij nga 'Për’puthen'

10:13, 18/12/2021
A+ Aa A-

Sot në “Big Brother VIP” u shfaq një klip ku Iliri thoshte se disa njerëz janë kot brenda.

Ai nuk donte ta tregonte emrin e tyre, por Arbana ia kërkoi dhe tha: Sarën, Antonelën (deri diku kot) dhe Einxhel.

Donaldi i doli kundra dhe i tha se Iliri ka qenë i pari që e ka mbrojtur Antonelën kur ka hyrë dhe tha se ajo ka vlera dhe se ka ditur t’i vlerësojë mundësitë që i ka dhënë jeta.

Iliri nuk e mohoi se e ka thënë dhe se është deri diku kot.

Antonela nga ana tjetër e quajti një person fallco Ilirin.

Ajo më pas tregoi se ndihet shumë krenare që vjen nga “Për’puthen” dhe se është krenare, pasi është e vetmja nga ata që u zgjodh nga “Për’puthen” dhe kjo tregon se ka vlera.

Ajo vazhdoi duke thënë se nuk i është lutur askujt dhe se e mori vetë produksioni e Top Channel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco