Jeta e fshehtë e mbretit të Suedisë, nga festat në klube nëntokësor deri tek lidhja jashtëmartesore

Jeta e fshehtë e mbretit të Suedisë, nga festat në klube nëntokësor deri tek lidhja jashtëmartesore

08:37, 18/12/2021
A+ Aa A-

Ishte vitin 2010 kur në Suedi shpërtheu një skandal kur u botua libri ‘Monarku ngurrues’ i cili fliste për lidhjen jashtë martesore të mbretit  Karl XVI Gustaf.

Ai në atë kohë dha thjesht një deklaratë duke thënë se ‘si dhe familja e tij kanë vendosur të kthejnë faqen dhe të ecin para’.

Por së fundmi në platformën Acast një seri e re podkastesh me gjashtë episode me titull ‘Motivi’ po shqetëson përsëri gjumin e monarkut 75 vjeçar.

Mbreti Karl XVI Gustaf dhe e gjithë familja suedeze ishin shumë të popullarizuar para botimit të librit. 

Ai pëlqente garat me makina dhe u konsiderua si një pionier si monark kur i kërkoi qeverisë të ndryshonte legjislacionin për trashigiminë, në mënyrë që të froni mund të pasohej nga vajza e tij e madhe, Princesha Victoria dhe jo djali i tij i vetëm Princi Charles Philip.

Por në vitin 2010 retë mbuluan pallatin pas publikimit të librit të diskutueshëm që ndau suedezët, ku gjysma e tyre ishin në favor të mbretit dhe gjysma tjetër shprehin neveri për zbulimet për monarkun.

Sipas librit, mbreti suedez, i martuar prej 45 vitesh me mbretëreshën Sylvia dhe baba i tre fëmijëve , kishte një lidhje jashtëmartesore me këngëtaren e famshme të popit për vite me rradhë në vitet '90, Camilla Henemark, ndërsa natën me miqtë e tij aristokratë vizitonte një klub striptizmi nëntokësor nën shoqërinë e striptisteve të reja.

Në libër gjithashtu thuhej se suedezi gjakblu merrte pjesë në festa 'seksuale të egra' të cilat shpesh organizoheshin nga një mafioz famëkeq pronar i një prej klubeve që frekuentonte mbreti në Stokholm.

Në krahun e monarkut në shëtitjet e natës dhe lidhjet jashtëmartesore qëndronin si "ndihmues" dhe "mbështetës" shërbimet sekrete suedeze, të cilat kujdeseshin të mbulonin çdo provë që mund të zbulonte jetën e fshehtë të mbretit, duke ushtruar në të njëjtën kohë presion mbi vajzat që ishin takuar me të.

Mile Markoviç një mafioz dhe pronar klubi nate në Stokholm shprehet në libër se ai dëshironte ta kishte si klient Mbretin në klubin e tij pasi policia nuk bënte bastisje në lokalin e tij.

Ai, i cili nuk jeton më, kishte treguar se kishte në posedim fotot e mbretit suedez me vajza të zhveshura, të cilat ishin realizuar në vitet 1980 në një nga klubet e seksit që zotëronte. 

Libri flet për shumë prej vajzave që "argëtuan" mbretin dhe pretendojnë se ai dhe miqtë e tij të pasur u premtuan se do t'i ndihmonin të bënin një karrierë në modeling në këmbim të "bëjnë çfarëdo që të kërkojnë".

Katërmbëdhjetë nga faqet e librit i kushtohen lidhjes jashtëmartesore të Karl XVI Gustaf me këngëtaren e famshme të popit 57-vjeçare, Camilla Henenmark. 

Vetë ajo e pyetur pas librit për marrëdhënien e saj sekrete me monarkun, nuk e mohoi informacionin, por tha thjesht se “avokati e këshilloi të mos komentonte lajmin”.

Mbretëresha Sylvia dinte për lidhjen jashtëmartesore të mbretit , por, siç thuhet në libër, ajo nuk mund të bënte asgjë.

Mbreti Karl XVI Gustaf u ngjit në fron në vitin 1973 pas vdekjes së gjyshit të tij, mbretit Gustavus Adolf VI. 

Babai i tij, Princi Gustav Adolf Duka i Westerbotten, u vra në një aksident ajror në Danimarkë në vitin 1947 kur ai ishte foshnjë. 

Në vitin 1976 ai u martua me gjermanen Sylvia Somerlath, të cilën e takoi në vitin 1972 në Lojërat Olimpike të Mynihut, ku ajo punonte për fushatën e Lojërave.

 Karl Gustaf, 75 vjeç dhe Sylvia, 77 vjeçe kanë tre fëmijë, trashëgimtarin e fronit 44-vjeçaren, Princeshën Victoria, Princin 42-vjeçar Charles Filippo dhe Princeshën Madeleine 39-vjeçare. 

Çifti mbretëror suedez ka tetë nipër e mbesa.

ImageCamilla Henemark

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco