Vetëm 23-vjeç, këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e shoqes së saj

Vetëm 23-vjeç, këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e shoqes së saj

13:43, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një lajm i trishtë vjen për një nga talentet e spektaklit muzikor “America’s Got Talent”. Skilyr Hicks është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të hënën, njoftojnë mediat amerikane.

Këngëtarja e cila u bë e njohur nga “America’s got Talent” ishte 23 vjeçe.

“Ajo do të vazhdojë të jetojë me anë të muzikës së saj”, tha nëna e saj për TMZ.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat Hicks humbi jetën, por nëna e saj kishte pranuar se e bija vuante nga abuzimi me substancat dhe problemet e shëndetit mendor.

Hicks ka performuar në sezonin e 8-të të konkursit të njohur të talenteve në rrjetin NBC, në vitin 2013 kur ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo kishte kaluar në raundin e dytë të spektaklit, por u eliminua para raundit të performancave live.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco