Igli Zarka tregon detajin që nuk u vërejt kur Donaldi foli për Borën

Igli Zarka tregon detajin që nuk u vërejt kur Donaldi foli për Borën

09:34, 09/12/2021
A+ Aa A-

Trekëndëshi i krijuar mes moderatores, Bora Zemanit, aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj është një ndër temat kryesore në media roze.

Ditën e djeshme në “Ftestë në 5” është folur rreth këtij trekëndëshi dhe mes personave të ftuar për të komentuar ka qenë edhe ish-banori Igli Zarka i cili qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother”.

Zarka tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi.

“E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit. Igli u shpreh se nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

Aktori tregoi edhe një detaj, që sipas tij është një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco