Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Alban Ramosaj flet për herë të prë për lidhjen e Beatrixit me Donaldin: Motra ime është njeriu më pozitiv…

Alban Ramosaj flet për herë të prë për lidhjen e Beatrixit me Donaldin: Motra ime është njeriu më pozitiv…

09:00, 09/12/2021
A+ Aa A-

Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix Ramosaj, e cila po jeton një romancë në ‘Big Brother VIP’ ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me Donaldin. Albani tha se ka qenë dakord me hyrjen e saj në ‘BB VIP’.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”,- tha Albani në TAR.

Ai foli dhe për raportin e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar komentet në rrjet: “Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli…

Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, tha Ramosaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco