Lewis Hamilton dhe Brad Pitt po përgatisin një projekt të madh

Lewis Hamilton dhe Brad Pitt po përgatisin një projekt të madh

20:18, 07/12/2021
A+ Aa A-

Nëse ka dy gjëra që nuk do të na mërziten asnjëherë në Hollywood, është Brad Pitt dhe një film i mirë garash që tregon vitet e shkuara.

Brad Pitt dhe Lewis Hamilton po bashkojnë forcat për një film të ri garash, i cili do të drejtohet nga Joseph Kosinski.

 

Pitt dhe Kosinski, kanë kërkuar të filmojnë një film garash dhe më përpara në një adaptim të librit ‘Go Like Hell’, megjithëse ai dështoi dhe përfundimisht u bë ‘Ford v Ferrari’.

Sipas ‘Hollywood Reporter’: ‘Paramount’, ‘MGM’, ‘Sony’, ‘Universal’, ‘Netflix’, ‘Apple’, ‘Amazon’ dhe ‘Disney’ po bëjnë oferta për të fituar të drejtat e filmit.

 

Vetë Hamilton ka prodhuar më parë Cars 2, Cars 3 dhe Zoolander 2, por ende nuk ka hyr në aktrim.

Jerry Bruckheimer do të jetë  producenti dhe Ehren Kruger do të jetë skenaristi i projektit ende të pa titulluar.

 

“Kam bërë një audicion për një film pak kohë më parë dhe u desh një ditë për të mësuar rolin. Është shumë e ngarkuar dhe po përpiqem të marr ditë për t’i dhënë vetes pak kohë, në mënyrë që të jem më i miri që mund të jem edhe këtu [në Formula 1]. Kështu që thjesht po përpiqem të gjej një ekuilibër”- tha Lewis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco