Drake është ‘nivel shumë i lartë’ për Grammy, këngëtari tërhiqet nga nominimet

Drake është ‘nivel shumë i lartë’ për Grammy, këngëtari tërhiqet nga nominimet

19:22, 07/12/2021
A+ Aa A-

Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime.

Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here ceremoninë, një nga to edhe The Weeknd që nuk mori pjesë pasi albumi i tij “After Hours” nuk u nominua në asnjë kategori.

 

Këtë vit, është kolegu i tij kanadez, Drake ai që ka tërhequr në mënyrë sensacionale dy nominimet e tij për çmimet e ardhshme Grammy 2022, siç raportohet nga “Variety”.

Drake, ishte në garë për albumin më të mirë Rap me “Certified Lover Boy” dhe ‘Performancën më të Mirë Rap’ për këngën e tij “Way 2 Sexy”.

 

Kur u kontaktuan nga “The Post”, përfaqësuesit e Drake refuzuan të komentonin.

Një person i brendshëm pranë kampit të tij konfirmoi për “The Post” se ishte një vendim që e mori vetë Drake – dhe Grammy e nderoi kërkesën e tij.

 

Reperi i “Hotline Bling” ka fituar më parë vetëm katër çmime Grammy, duke përfshirë albumin më të mirë rap dhe këngën më të mirë rap.

Grammy-t konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues, producentë dhe inxhinierë audio.

 

Drake ishte një nga pesë artistët në secilën prej kategorive ku ai u nominua.

“Variety” raporton se ai nuk do të zëvendësohet në asnjërën kategori dhe katër artistët e mbetur tani do të luftojnë për secilin prej çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco