I shprehu pëlqimin dhe u pendua, Enca paralajmëron personazhin publik se i ka ‘screenshots’

I shprehu pëlqimin dhe u pendua, Enca paralajmëron personazhin publik se i ka ‘screenshots’

18:59, 07/12/2021
A+ Aa A-

Enca Haxhia është njëra nga personazhet e njohur shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi 2 milionë ndjekës dhe në mesin e tyre ka padyshim edhe personazhe publike që edhe i shkruajnë.

 

Së fundmi, Enca ka publikuar mesazhin e një personazhi publik që e ka ngacmuar por më pas është penduar dhe i ka fshirë.

Këngëtarja nuk i ka zbuluar emrin por ka treguar se edhe pse AI ka fshirë mesazhin ajo i ka të ruajtura
“screenshots”.

 

“Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharake kur e bëjnë këtë gjënë”, shkruan ajo në një postim.

Ndërkohë në një tjetër status shkruan se këtë herë nuk do e zbulojë identitetin e personit.

 

“Sot do të bëhem e mirë dhe nuk do të tregojë emrin… por herë tjetër kur më shprehni dashurinë/pëlqimin/pendimin – mos e bëni ‘unsend’”, shkruan këngëtarja në postimin tjetër.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco