E pabesueshme! Në Vlorë organizohen protesta kundër Donaldit: ‘Ai nuk është vlonjat’

E pabesueshme! Në Vlorë organizohen protesta kundër Donaldit: ‘Ai nuk është vlonjat’

19:59, 06/12/2021
A+ Aa A-

Lidhja e Donaldit me Beatrixën brenda shtëpisë zgjoi reagime të ashpra në rrjet madje u përfshinë edhe shumë fytyra publike të ndarë pro dhe kundër.
Nga një pjesë e madhe kjo situatë u mor si tradhti ndaj Borës, e cila po e priste jashtë për t’u sqaruar pas takimit dhe puthjes që shkëmbyen në emision.

 

Por një pjesë e atyre që ishin fansa të Borës dhe Donaldit kanë kaluar limitet duke dalë në rrugë e protestuar kundër Donaldit.

Fillimisht fotografia e shpërndarë u mor me dyshime por ditën e djeshme në “Fan Club” u bë temë diskutimi dhe u mësua se ngjarja kishte ndodhur vërtetë.

 

“Donaldi nuk është vlonjat. Është i ardhur nga fshatrat e Fierit”, ishte shprehur një nga të pranishmit.

Kjo situatë nga të pranishmit në studio u krahasua me Selena Gomez dhe Justin Bieber, ku ka shumë fansa të cilët duan ti shohin ata akoma bashkë, Donaldin me Borën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco