E dinit se Brad Pitt quhet ndryshe? Kjo është arsyeja pse nuk përdor emrin e vërtetë

E dinit se Brad Pitt quhet ndryshe? Kjo është arsyeja pse nuk përdor emrin e vërtetë

18:21, 06/12/2021
A+ Aa A-

Yje të shumta botërore por edhe në vendin tonë ndryshojnë emrin e vërtetë duke vendosur një tjetër emër artistik.

Kështu ka vepruar edhe Brad Pitt dhe ky nuk është emri i tij.

 

Emri i vërtetë i aktorit është William Bradley Pitt, i quajtur sipas babait të tij William Alvin Pitt.

Brad vendosi të shkurtojë emrin e tij për shkak të dëshirës së tij për të ndjekur aktrimin dhe nuk e ka përdorur që kur u largua nga vendlindja e tij Misuri.

 

Aktori foli një herë për rrethanat që çuan në largimin e tij nga Misuri.

Pitt shpjegoi se ai duhet të kishte mbaruar shkollën, por ai thjesht nuk mund të priste fillimin e karrierës së tij filmike.

 

Ai u largua para se të diplomohej.

 “Gjithmonë ankohesha se nuk kishte akademi filmi në Misurin jugor dhe më shkonte mendja se mund të shkoja në të, kështu që fjalë për fjalë i paketova gjërat, hipa në makinë dhe u largova.

Nuk u diplomova”, tha Pitt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco