Megan Fox dhe i dashuri i saj të lidhur me zinxhir në festën e Hollywood

Megan Fox dhe i dashuri i saj të lidhur me zinxhir në festën e Hollywood

09:26, 06/12/2021
A+ Aa A-

Megan Fox dhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly morën pjesë në prezantimin e linjës së re unisex të manikyrave në West Hollywood, dhe ata u shfaqën në festë të lidhur me një zinxhir.

Çifti i dashuruar janë shfaqur në tapetin e kuq me kombinime të zeza teksa ata i lidhte një zinxhir argjendi.

Artistja e tyre e thonjve Brittney Boyce zbuloi përmes Instagramit se pamja u arrit duke përdorur tre nuanca nga koleksioni i MGK: "Party Favor", "25 to Life" dhe "Depressionist".

"Unë përdora një piercing në mënyrë që t'i lidhja dy zinxhirë në mënyrë që të lidheshin," tha ajo.

Në event morën pjesë edhe yje si Avril Lavigne, Charli dhe Dixie D’Amelio, Chase Hudson dhe Jessie Jo Stark.

Çifti është në një lidhje që nga maji i vitit 2020 dhe ata janë takuar në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”. 

Fox më vonë theksoi në disa raste se ajo ndjeu një lidhje të çuditshme me Kelly kur e takoi për herë të parë: "E dija se diçka e madhe do të dilte nga kjo marrëdhënie, sepse menjëherë ndjeva se ne ishim të lidhur thellësisht".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco