Imami nga Deçani kundër Big Brother, Përputhen e 'It’s my love': Krim është edhe ta degjenerosh rininë!

Imami nga Deçani kundër Big Brother, Përputhen e 'It’s my love': Krim është edhe ta degjenerosh rininë!

07:42, 06/12/2021
A+ Aa A-

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, i konsideron "degjeneruese dhe shkatërruese", disa emisione që po transmetohen në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë.  Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love” që transmetohet në një televizion në Kosovë dhe ka kritikuar edhe emisionet “Për’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat po transmetohen në televizionet e Shqipërisë.  

Përmes një postimi në Facebook, imami Tolaj ka bërë thirrje që të ndalohet transmetimi i këtyre emisioneve të kësaj natyre duke argumentuar:

“Krim nuk është vetëm që të vrasësh njerëz me armë. Krim është edhe të mundohesh që t'ua shkatërrosh (degjenerosh) rininë.

Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se çfarë informimi dhe çfarë edukimi po i  shërbehet shoqërisë sonë nëpër media... gjithçka mund të quhet, vetëm informim dhe edukim Jo! Për këtë ka thënë Pejgamberi a.s: “Kur s'ke turp, bën çfarë të duash!”

Në veçanti këtu hyjnë këto emisione degjeneruese, shkatërruese, terrorizuese dhe “kriminale” siç janë Big Brother VIP, Përputhen, "It’s my love" etj.  Mendoj se këtu duhet të reagojmë të gjithë e në veçanti ata që bëjnë thirrje në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, gruas, fëmijëve etj. Duhet të mbyllen këto programe degjeneruse dhe shkatërruese të shoqërisë tonë”, ka theksuar imami Tolaj.

Skena nga emisioni 'It's my love'

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco