Sandra Bullock tregon momentin e vështirë kur mendoi se djali i saj kishte ndërruar jetë

Sandra Bullock tregon momentin e vështirë kur mendoi se djali i saj kishte ndërruar jetë

11:56, 05/12/2021
A+ Aa A-

Aktorja Sandra Bullock foli hapur për problemet mendore me të cilat përballet pas një sërë përvojash traumatike jetësore.

Ajo ka theksuar se sot ndihet më mirë falë terapisë së desensibilizimit dhe rehabilitimit me ndihmën e lëvizjeve të syve, por ishte në gjendje jashtëzakonisht të keqe, transmeton “insider.com”.

“Kam parë trupin tim dhe kam menduar: “Do të bie. Nuk reagova mirë për atë që po më ndodhte”, tha Sandra.

Siç ka zbuluar ajo ka përjetuar situata shumë stresuese dhe e para prej tyre ka qenë sulmi që ka përjetuar djali i Sandrës për shkak të temperaturës së lartë dhe për të cilin mendoi se po e humbiste atë.

“Mendova se kishte vdekur. Mendova se kishte mbaruar”, tha aktorja dhe ende nuk e ka marrë veten nga situata kur u pickua nga një merimangë helmuese.

Pikërisht kur kishte shumë stres, ndodhi gjëja më e frikshme në jetën e tyre. Është ndërhyrja e Joshua James Corbett, persekutorit që ishte i fiksuar pas Sandrës, në shtëpinë e saj familjare në vitin 2014. 

Siç ka treguar ajo, është mirënjohëse që djali i saj në atë moment nuk ishte në shtëpi.

“Ishte e vetmja natë që Luis nuk ishte me mua. Dadoja e tij tha: "Më lejoni ta çoj në banesën time" dhe ai ishte matanë rrugës. Dhoma që tani është garderoba ime në atë kohë ishte dhoma e tij dhe nëse gjithçka nuk do të kishte ndodhur ashtu siç ndodhi - do të kishte ndryshuar jetën tonë përgjithmonë”, tha Sandra.

Aktorja thirri policinë dhe Corbett u arrestua shpejt, por ajo nuk ishte më i njëjti person.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco