Fjolla Morina ironizon femrat me foton s*ksi: Nga po ju shkojnë burrat sonte?

Fjolla Morina ironizon femrat me foton s*ksi: Nga po ju shkojnë burrat sonte?

09:40, 05/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në një nga postimet e saj të fundit, ajo i doli në përkrahje këngëtares Beatrix Ramosaj.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, shkroi Fjolla.

E me të marrë komente negative lidhur me këtë, Fjolla duket se ka vendosur që t’ua kthejë me ironi të gjithë atyre që e kanë kritikuar atë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive e veshur me një fustan të bardhë, ku në mbishkrimin e saj iu dërgoi një mesazh ironik femrave që e kritikojnë atë.

“Thash t’jau ndreqë këtë ditë pak, e t’ju pys kah po ju shkojnë të dashurit e burrat sonte”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e fotografisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco