Lady Gaga fiton çmimin e parë për 'House of Gucci'

Lady Gaga fiton çmimin e parë për 'House of Gucci'

14:27, 04/12/2021
A+ Aa A-

Le të heshtin të gjithë ata që mendojnë të kundërtën, pasi disa kritikë besojnë se performanca e Lady Gaga në “House of Gucci” është e denjë për çmime.

Pavarësisht komenteve të ndryshme për performancën e saj, ylli i dramës së re të Ridley Scott ka fituar çmimin e saj të parë për portretizimin e saj të Patrizia Reggiani, e cila punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, Maurizio Gucci, në vitin 1995.

Rrethi i Kritikëve të Filmit në Nju Jork njoftoi se e kishte shpallur Gagën “Aktorja më e mirë” së bashku me fituesit e tjerë të çmimeve.

Fitorja e Gaga-s ishte e vetmja që filmi mori nga grupi, i cili e konsideron veten si “një alternativë parimore ndaj Oscar”. Në fakt, organizata e sipërpërmendur ka zgjedhur të njëjtin film më të mirë si “Oscars” 30 herë gjatë 86 viteve të tij, raportoi Wrap.

Performanca e Gaga-s në filmin e Scott-it për rastin shumë të përfolur të viteve ’90 është kritikuar dhe lavdëruar gjerësisht.

Përpjekja e saj për një theks italian (po ashtu edhe e yjeve të tjerë  Jared Leto, Adam Driver dhe Al Pacino) është e sforcuar, me trajnerin e theksit të Salma Hayek për filmin që deklaroi se duket më shumë rusisht sesa italisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco