Edhe pas ndarjes, Stresi gëzon respekt të plotë për ish-partneren dhe kjo është për tu admiruar

Edhe pas ndarjes, Stresi gëzon respekt të plotë për ish-partneren dhe kjo është për tu admiruar

11:16, 04/12/2021
A+ Aa A-

Stresi dhe Keisi prej disa mujash janë ndarë nga njëri tjetri, por vlerësimi i këngëtarit lidhur me ish-partneren është për tu admiruar.

Ai e ka treguar këtë fakt përmes një postimi në Instastory, ku teksa është pyetur nga se çfarë mendimi ka për Keisin tani që nuk jan ëmë bashkë.

 Përgjigja e Stresit ka qenë se e vlerëson më shumë.

Stresi ka treguar edhe më herët gjatë intervistave të tij se ndaj Keisit dhe familjes së saj ndjen një respekt të madh, por nuk mendon të kthehet sërish me të.

"Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi pak kohë më parë në një tjetër pyetje në Instagram.

Të dy ata ende nuk kanë treguar për publikun se cili ka qenë shkaku i ndarjes së tyre dhe nuk dihet nëse do të ketë një ribashkim të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco