Donaldi nis 'justifikimet': Prita një shenjë nga Bora dhe nuk erdhi kurrë, Trixën e putha sepse e ndjeva

Donaldi nis 'justifikimet': Prita një shenjë nga Bora dhe nuk erdhi kurrë, Trixën e putha sepse e ndjeva

22:01, 03/12/2021
A+ Aa A-

Sonte në ‘Big Brother Prime’, sigurisht që një nga temat më të nxehta ishte ajo e trekëndëshit të famshëm të krijuar, Bora-Donald-Beatrix.

I ftuar në dhomën  e rrëfimit, për të sqaruar më shumë mbi raportin e tij me Beatrix dhe mbi historinë e tij të lënë përgjysmë me Borën, Donaldi pa gjithashtu një klip të rrugëtimit të tij sentimental në shtëpi, duke nisur që nga romanca e tij me prezantuesen e njohur.

Pasi ai pa klipin e gjate të mbushur me deklarata të ndryshme dhe kontradiktore të tij u shpreh:

"Unë po bëj 8 muaj që jam ndarë dhe gjërat janë kështu siç janë. I pyetur nga Arbana në lidhje me puthjen që i dha Borës ai tha: Doja ta puthja, janë shumë gjëra që kanë ndodhur, dhe situata është e komplikuar.

Arbana madje e pyeti në lidhje me dhuratën e përvjetorit, Donaldi tha se prisja në shenjë ose nje konfirmim.

"Kam qenë shumë i turbullt, prisja një shenjë nga Bora, një çarçaf me shkrime apo një shenjë nga ajo.

Unë jam njeri që bëj shumë për njerëzit dhe prita të më kthehej.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco