Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

'Përralla me mbret, dhunë kulturore'/ Aktori i njohur 'shpërthen' kundër 'Big Brother' dhe 'Përputhen'

'Përralla me mbret, dhunë kulturore'/ Aktori i njohur 'shpërthen' kundër 'Big Brother' dhe 'Përputhen'

20:49, 03/12/2021
A+ Aa A-

Prej kohësh ngjarjet e njëpasnjëshme brenda shtëpisë së BB Vip apo programit 'Përputhen' janë kthyer kryefjalën e mediave rozë dhe jo vetëm.

Të shumtë kanë qenë individët që kanë mbajtur qëndrime kundër këtyre formateve, duke theksuar se nuk i shërbejnë rinisë shqiptare, por të shumtë në numër ngelen dhe fansat e tyre, të cilët të gozhduar pas ekrani, ndjekin me vëmendjen më të madhe çdo gjë që ndodh në program.

Në lidhje me këtë aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj është shprehur se sot në Shqipëri po ndodh një dhunë kulturore.

Sipas aktorit shqiptarët drejtohen drejt programeve si Big Brother apo 'Përputhen' pasi nuk kanë se çfarë të shohin, duke qenë se në ekrane nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç këtyre programeve dhe filmave turk.

“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.

Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë. Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.

Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve. Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.

Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar. Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj për Dritare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa04/12/2021 00:28

Po, i nderuar Mevlan, është fëlliqësi, banalitet të kesh të programe në mediat tona. Në vend që të prodhojnë kulturë japin vulgaritete me formate degjeneruese.

Shto koment

Denonco