Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Nuk e paskemi ditur! Alvisa tregon anën xheloze të Bashkimit

Nuk e paskemi ditur! Alvisa tregon anën xheloze të Bashkimit

19:39, 03/12/2021
A+ Aa A-

Alvisa dhe Bashkimi janë gjithnjë e më afër deklarimit për njëri-tjetrin, teksa në puntatën e sotme është transmetuar takimi tjetër mes tyre.

Ata përsëritën takimin e parë, në mënyrë që ta fillojnë nga e para njohjen mes tyre, pas gjithë gjërave që kanë ndodhur.  

Në studio Alvisa ka zbuluar edhe një anë tjetër të Bashkimit.

Siç duket ai bëhet xheloz për këtë dhe sidomos pasi Alvisa është kthyer në studio. Arsyeja për këtë është bërë afrimiteti i saj me Samiun.

Bashkimi ka treguar se priste që Alvisa të ishte më e afërt me të kur të kthehej, ndërkohë ajo rrinte me njerëz të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Alvisa: 2 orë flet dhe nuk pushon fare. Rasti i fundit është ai i videos. Një rast tjetër është kur u ktheva këtu dhe i dhashë dikujt më shumë muhabet sesa duhet. Unë vetëm e dëgjova dhe thashë Bashkim ti je?

Bashkim: Kur u kthye, e prisja që të ishte më e afërt me mua. E pashë që kishte ndejtur me njerëz të tjerë, vetëm me mua nuk ishte. E prisja të rrinte me mua.

Alvisa: Samiu ishte. Dy fjali i thashë, nuk bëra gjëra.

Bashkim: Sapo kishte ardhur, bënte aaa iii, sapo kishte ardhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco