Megan Markle fitoi një tjetër betejë kundër mediave

Megan Markle fitoi një tjetër betejë kundër mediave

18:10, 02/12/2021
A+ Aa A-

Megan Markle fitoi një nga betejat e shumta që po zhvillon kundër mediave britanike prej më shumë se një viti.

Dukesha e Sussex-it fitoi fazën e fundit të betejës ligjore ndaj botuesit të medias “Mail on Sunday”.

Gjykata e Apelit vendosi se publikimi i letrës që ajo i dërgoi babait të saj, Thomas Markle, ishte shkelje e privatësisë së saj.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë vendosi në favor të Dukeshës në fillim të këtij viti në rastin e privatësisë dhe të drejtës së autorit. Siç theksoi gjyqtari në atë kohë, situata është aq e qartë sa nuk ka pasur nevojë për një seancë dëgjimore dhe ai vendim tashmë është konfirmuar.

Avokatët e Megan Markle thanë se letra e saj drejtuar babait të saj në gusht 2018 ishte "personale" dhe se "padyshim që duhej të ishte private".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco