Ish-fituesi i Big Brother thotë se Bora e dashuron vërtet Donaldin

Ish-fituesi i Big Brother thotë se Bora e dashuron vërtet Donaldin

17:00, 02/12/2021
A+ Aa A-

Trekëndëshi ‘Bora-Donald dhe Beatrix’ është kthyer në një nga më të komentuar në mediat rozë për shkak të ngjarjeve të ndodhura ditëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ‘BBV’.

Marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është e lënë pezull pasi të dy ata vendosën që të flisnin kur ai të ishte jashtë shtëpisë, ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ëshët afruar shumë më Beatriksën.

Përmes një video-live ditën e djeshme dy nga ish-konkurrentët e këtij edicioni të ‘BBV’, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa e kanë komentuar situatën në rrjete sociale së bashku me Anaid Klaodin dhe Atdhe Xheravinën.

Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”.

Ai gjithashtu ka komentuar Donaldin, për të cilin ka thënë se nuk është duke e menaxhuar mirë situatën.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.

Më tej ai përmendi edhe faktin se Donaldi ka qenë ai që këshillonte Kledin kur ai pati një takim me Beatrixën Brenda shtëpisë, ndërsa Arditi u shpreh me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.

Pjesë nga biseda:

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…

Ndër të tjera Anaidi vuri në dukje se Donaldit iu bënë 5 surpriza Brenda një nate, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Big Brother Vip, duke hedhur në një farë mënyre dyshime mbi produksionin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco