Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Ylli i serialit 'La Casa de Papel' ndez rrjetin me fotot e fundit

Ylli i serialit 'La Casa de Papel' ndez rrjetin me fotot e fundit

16:39, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ursula Corbero, e cila mishëroi personazhin e Tokios në serialin me famë botërore “La Casa de Papel”, konsiderohet si një nga aktoret më tërheqëse spanjolle.

Serialit me të cilin aktorja fitoi popullaritet botëror tashmë po i vjen fundi dhe me atë rast yjet u mblodhën për t'u shoqëruar me fansat.

Më shumë vëmendjen tërhoqi Tokio, duke zgjedhur një fustan të zi me të çara në te pasme për një mbrëmje të veçantë.

"Faleminderit të gjithëve për natën e kaluar. Është një ëndërr e vërtetë t'i them lamtumirë LCDP ashtu siç duhet", ka shkruar aktorja krahas fotos në të cilën ka marrë gati 3 milionë pëlqime në më pak se një ditë.

Fotoja u shoqërua me komente të shumta nga fansat si “Mamma mia”, “Spectakolare”, “Aktorja më e bukur, personazhi më i mirë”, “Do të na mungosh” , "Çfarë trupi".

Vëmendjen e fansave e tërhoqën veçanërisht fotot e përbashkëta me aktorin Miguel Herran, i cili luan në serial partnerin e Ursulës Rio.

"Dhe tani, ne kemi shumë më tepër për të kaluar... Faleminderit për të gjitha LCDP-të," shkroi Herran.

Në foto, partnerët e serialit, të cilët janë edhe një çift i preferuar për shumëkënd, kanë pozuar në një përqafim intim dhe përveç komenteve entuziaste kanë marrë më shumë se dy milionë pëlqime.

Kujtojmë se pjesa e dytë e sezonit të pestë të serialit “La Casa de Papel”, që është edhe finali, mbërrin në Netflix më 3 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco