Sherri me producentin/ Merret vendimi per Feron

Sherri me producentin/ Merret vendimi per Feron

13:59, 02/12/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur me emrin e artit, Fero, Feronit Shabani, është deklaruar fajtor se goditi në shpinë të dëmtuarin A.A, i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Ai ka dalë të enjten në Gjykatën Themelore dhe ka pranuar fajësinë, duke thënë se është pajtuar me të dëmtuarin me inicialet A.A dhe se i ka kërkuar falje.

 

Pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, prokurorja i propozoi gjykatës që me rastin e caktimit të dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

“Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, në rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.A, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që i pandehuri fillimisht ndalet me veturën e tij para të dëmtuarit dhe pas një mosmarrëveshje verbale, del nga vetura dhe të njëjtin e godet me duar në shpinë.

 

Aktakuza thotë se për shkak të lëndimeve te pësuara, i dëmtuari kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, sipas raportit mjekësor kualifikohen si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin”, shkruan Betimi për Drejtësi.

 

Kujtojmë që Fero para disa javësh pati një sherr me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj. Reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit. 

Pasi u shpallën në kërkim, reperi dhe truproja u vetë dorëzuan në polici.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco