Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Christina Aguilera nderohet me një prej çmimeve më prestigjioze në muzikë

Christina Aguilera nderohet me një prej çmimeve më prestigjioze në muzikë

13:31, 02/12/2021
A+ Aa A-

Christina Aguilera do të marrë një titull të lakmuar nga të gjithë artistët.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

 

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e ‘People’s Choice Awards’ dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

 

Këngëtarja 39 vjeçare është e njohur për disa nga hitet e saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, e cila vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Edhe pse ka bërë një pauzë të gjatë prej vitesh, ajo ka sjellë së fundmi një këngë në gjuhën italiane, prej nga e ka edhe prejardhjen, me titullin “Somos Nada”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco