Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

'Pfff vjen aromë të rëndë ik lahu', Ilir Shaqiri nuk e mban veten, dërgon në dush konkurrentin e BBV

'Pfff vjen aromë të rëndë ik lahu', Ilir Shaqiri nuk e mban veten, dërgon në dush konkurrentin e BBV

21:01, 01/12/2021
A+ Aa A-

Lojërat në shtëpinë e Big Brother VIP nuk kanë fund. Kësaj radhe Iliri ka një mision të rëndësishëm që i është ngarkuar nga “Vëllai i Madh”.

Sipas direktivave ai duhet të provokojë disa prej banorëve, dhe për këtë arsye fjalori, batutat dhe sjellja e tij kanë qenë të çuditshme ditën e sotme.

Njëri nga “viktimat” ishte Meridiani të cilit i kërkoi që të lahej për shkak të aromës së rëndë që mbante.

“Unë të sugjeroj të ndryshosh veshjen, vjen aromë të rëndë dhe duhet të bësh një dush menjëherë”,- i tha ai.

Kjo deklaratë duket se e ka vendosur Meridianin në pozitë të vështirë dhe e ka bërë të ndihej keq por gjithësesi u përpoq ta kalonte me sportivitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco