Situata e Borës me Donaldin, Vin Veli ironizon ish-partneren

Situata e Borës me Donaldin, Vin Veli ironizon ish-partneren

20:39, 01/12/2021
A+ Aa A-

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix po komentohet nga kushdo gjerësisht, si nga persona të thjeshtë e si nga ata publik.

Dominojnë komentet emocionale, por nuk mungojnë as kunjat, e këto të fundit marrin vëmendje sidomos kur bëhet fjala për persona të përfshirë.

Vin Veli ish- i dashuri i Bora Zemanit dhe babai i djalit të saj, Arborit, e ka ironizuar situatën e trekëndëshit.

Ai postoi ditën e djeshme gjatë spektaklit një foto pranë partneres së tij aktuale, duke vendosur dhe një emoji ‘kokoshkash’.

Partnerja Sarah gjithashtu e ka ripostuar foton që hodhi Vini, e cila më pas u fshi prej tij, pasi filloi dhe mori zë nëpër portale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco