Shkak Atdheu? Antonela dhe Arjola me inate të kaluara

Shkak Atdheu? Antonela dhe Arjola me inate të kaluara

20:26, 01/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë kësaj jave të ‘Big Brother VIP’ pati debat shumë të fortë midis Antonelës dhe Arjolës.

Ato duket se u zunë për gjëra shumë banale në lidhje me lavatriçen apo të brendshmet, por vajzat kanë një mik të përbashkët Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e Për’puthen.

Sipas Antonelës, Arjola ka pas ndonjë inat me Antonelën më përpara.

“Unë e kam mbrojtur në një debat me Beatriksin dhe Arjola erdhi dhe më tha nuk ma mori mendja se do më mbroje. Unë nuk kam pasur asgjë me Arjolën, kam menduar do e njoh këtu dhe do i lë gjërat jashtë. Para se të vija këtu kam folur për Arjolën te Top News dhe thashë unë se njoh Arjolën dhe më vjen një mesazh nga motra e saj, nëpërmjet këtij mikut të përbashkët. Unë nuk kam asgjë me Arjolën, kjo ka me mua që nga jashtë.”,-Antonela.

Arjola përmendi prishjen e namazit, ndërsa Antonela tha se nuk do e bënte kurrë.

Më pas Antonela përmendi Atdheun dhe se problemi i Arjolës në lidhje me Antonelën është Atdheu.

Arjola: Unë Atdheun e kam shok prej 6 vitesh. Unë nga emisioni e kam parë Antonelën, nuk e njoh për jetën e saj private.

Antonela: Ti pyet Atdheun sa herë e takon për mua.

Arjola: Unë? Ju lutem sillni Atdheun këtu se nuk ka lidhje fare.

Antonela: Madje jam zënë me Atdheun se më merr në cel, se e kishte marrë motra jote dhe më tha çfarë ke me Arjolën? Asgjë nuk kam i thashë.

Arjola: Ti paske me mua pra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco