Pas 3 martesave të dështuara, duket se zemra e Demi Moore ka gjetur qetësi

Pas 3 martesave të dështuara, duket se zemra e Demi Moore ka gjetur qetësi

19:52, 01/12/2021
A+ Aa A-

Sipas mediave amerikane sot, Demi Moore ka gjetur lumturinë pas tre martesave të dështuara me stilisten Masha Mandzuk, motrën e aktores Maja Mandzuk.

Të dy thuhet se janë bashkë prej nëntë vitesh dhe duke gjykuar nga kartolina e fundit e ditëlindjes që i ka dërguar aktores nga një stilist serb, ata nuk duan të fshihen më.

“Gëzuar ditëlindjen, engjëll i bukur! Të jam mirënjohëse për ato nëntë vite që ke qenë në jetën time”, ka shkruar Masha dhe ka shtuar emoticone zemrash, engjëjsh dhe ylber shumëngjyrësh.

Më herët ajo ka postuar edhe një foto të tyre së bashku dhe ka shkruar se është “krenare që është në jetën e saj”.

Burime pranë aktores hollivudiane pohojnë se Masha e ndihmoi Demin të gjente paqen dhe të rifitonte vetëbesimin e saj.

Aktorja e njohur Demi Moore përpos talentit dhe bukurisë shquhet edhe për jetën e saj të turbullt dashurie. 

Kështu ajo u martua për herë të parë me rokerin Freddie Moore në vitin 1981 dhe ata ishin bashkë deri në vitin 1985. Aktorja vendosi të mbante mbiemrin e tij.

Më pas pasoi martesa me të famshmin Bruce Willis dhe çifti kanë së bashku tre fëmijë. Çifti u njohën në premierën e filmit “Ambush” në vitin 1987 dhe vetëm katër muaj më vonë u martuan.

Ata u divorcuan në vitin 1998 dhe arsyeja e vërtetë e prishjes së martesës nuk u njoftua kurrë.

Pesë vjet më vonë, Demi u martua me aktorin Ashton Kutcher. 

Ata ishin bashkë nga viti 2003 deri në vitin 2013, kur u finalizua divorci. 

Çifti u njoh kur ajo ishte 40 vjeç dhe ai 25. 

Gjithashtu u zbulua në publik se Ashton e tradhtoi dhe shpesh e bindte të bënte seks treshe. 

Ajo pranoi sepse donte të tregonte se ishte një "grua e lezetshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco