'S’kam nevojë për trofe' Bebe Rexha për çmimet: 'Luhet në prapaskena, paraja dhe politika …'

'S’kam nevojë për trofe' Bebe Rexha për çmimet: 'Luhet në prapaskena, paraja dhe politika …'

19:44, 01/12/2021
A+ Aa A-

Bebe Rexha mund të mos ketë marrë çmime Grammy, por ajo nuk ka nevojë për asnjë trofe për të konfirmuar gjënë më të rëndësishme, që njerëzit e duan muzikën e saj.

Këngëtarja ka tre këngë me mbi 1 miliardë klikime secila, përfshirë hitin me G-Eazy, “Me, Myself & I”.

Por në një intervistë për TMZ, ajo ka vënë në dukje se nuk i duhet një çmim kur njerëzit dëgjojnë muzikën e saj.

Teksa u pyet se përse mendonte që klikimet tek këngët e saj nuk përkthehen në çmime, këngëtarja u shpreh se “ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vlerësime, përfshirë politikën dhe paratë.”

Megjithatë kjo s’ka rëndësi për të, pasi Bebe Rexha “ka gjithçka që i nevojitet për të qenë e lumtur, përfshirë edhe paratë për t’u kujdesur për familjen e saj, të dashurin dhe për të mbështetur ekipin e saj, për të mos përmendur fansat që e adhurojnë dhe kjo është e rëndësishme për të”.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco