Ylli Limani paralajmëron publikimin e albumit

Ylli Limani paralajmëron publikimin e albumit

19:29, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ylli Limani ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e tij. Me 5 Dhjetori publikohet EP-ja me titull “Lshoja zanin”.

Nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale, artisti shprehet se është inspiruar nga një dashuri e së shkuarës.

Përmban 5 këngë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”.

“Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe.

Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë.

Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte.

Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent.

Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikojë. Je ajo që erdhe e ndenje shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.”, ka shkruar Ylli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco