U përfol si banori i ri i “BBV' modeli tregon si qëndron e vërteta. 29-vjeçari: 'Donaldi dhe Beatrix kanë…'

U përfol si banori i ri i “BBV' modeli tregon si qëndron e vërteta. 29-vjeçari: 'Donaldi dhe Beatrix kanë…'

19:23, 01/12/2021
A+ Aa A-

I-sh-banori i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj, u përfol si një ndër konkurrentët e rinj që do t’i bashkoheshin formatit të ri të këtij spektakli këtë vit. Por, në vend të tij hyri Valon Shehu.

Ditën e sotme, i ftuar në “Live from Tirana”, Veseli, i cili u shpall fitues në edicionin e 8-të të këtij formati, tregoi nëse ka ende shpresë që ai të futet brenda lojës.

“Unë jam përfolur si banor i mundshëm prej ditëve të para. Të them të drejtën para se të fillonte, e kam pas të prerë që nuk futem. Pasi ka filluar, nuk e di pse më është kthyer nostalgjia. Prapë mendoj që ndoshta nuk kam shumë arsye për të hyrë, por ndjesia që më jep kur e shoh në ekran është… nuk e di domethënë”,- tha Veseli.

Modeli tha se ka një personazh të preferuar nga vazjat dhe një nga djemtë. Kurtishaj përmendi emrin e Donaldit dhe të Einxhelit, pasi loja e tyre po i pëlqen më shumë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur se me cilën nga vajzat do të kishte pasur afrimitet më të madh, Veseli tha: “Me asnjërën”.

Në lidhje me dyshen Beatrix-Donald, Veseli tha: “Me pas një banore si Trixa, duhet me qenë shumë i përmbajtur për me i rezistu. Ata që kanë një pëlqim fizik duket, por nëse ka ndjenja duhet ta shohim. Por kjo është normale, kur rri mbyllur, afeksionohesh pas dikujt”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco