Tokio e 'La Casa de Papel' mahnit me paraqitjen elegante në premierën e filmit

Tokio e 'La Casa de Papel' mahnit me paraqitjen elegante në premierën e filmit

19:00, 01/12/2021
A+ Aa A-

Kasti i aktorëve të “La Casa de Papel (Money Heist)”, zakonisht shihen me kostume të kuqe së bashku me maskën ikonike të fytyrës së hajdutit Salvador Dali.

Por mbrëmjen e së martës, yjet e serialit hit të Netflixit nuk u njohën gjatë një parakalimi në tapetin e kuq të premierës së episodeve të fundit të serialit spanjoll.

Kryesuesja e magjepsjes në këtë event ishte aktorja Ursula Corbero e cila mahniti me pamjen e saj elegante në tapetin e kuq në arenën ‘Palacio Vistalegre’ në Madrid.

Drama spanjolle me oktan të lartë, e njohur ndryshe si “La Casa de Papel”, rikthehet për një vëllim të fundit prej pesë episodesh.

Ende e mbërthyer brenda bankës, a do të dalë e gjallë e gjithë banda, jo më pak pasi ata gjithashtu kanë një revoltë pengjesh me të cilën duhet të merren.

Seriali televiziv i krijuar nga regjisori Alex Pina ishte seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze kur u publikua në Netflix.

Ursula, e cila luan rolin e Tokios në serialin e mbushur me adrenalinë, mahniti me dukjen e saj në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi, me disa të çara të guximshme që vinin në pah kofshët e saj.

Bukuroshja brune i kishte stiluar flokët e saj në një model topuz, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur disa vathë që bien në sy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco