Jessica Simpson ka shfaqur një transformim mahnitës, ndjekësit: Tani dukesh vetvetja

Jessica Simpson ka shfaqur një transformim mahnitës, ndjekësit: Tani dukesh vetvetja

18:18, 01/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja amerikane Jessica Simpson ka befasuar ndjekësit me fotot e fundit në të cilat ka shfaqur një figurë të lakmueshme.

Jessica, e cila kohët e fundit pranoi hapur se po luftonte për vite me radhë varësinë nga alkooli që ndikoi edhe në pamjen e saj fizike, postoi një foto ku pozon me xhinse të ngushta dhe një pulovër.

Ajo kërkoi nga shoqëruesit e saj që ta ndihmonin të vendoste se cilin model çizme do të vishte në darkë me fëmijët, por shumë venë re se këngëtarja duket më mirë se kurrë.

"Ky është publikimi yt më i mirë", "Ti dukesh sërish si vetvetja, në mënyrën më të mirë të mundshme", "Dukesh shkëlqyeshëm, të respektoj shumë pas gjithçkaje që ke kaluar", "A jemi të vetëdijshëm se sa bukur duket ajo ”, janë vetëm disa nga komentet poshtë publikimeve.

Për të kujtuar, Xhesika një muaj më parë ka postuar një foto të realizuar në vitin 2017, në të cilën duket e panjohur.

Siç ka treguar ajo, fotoja është bërë gjatë një periudhe kur ajo po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe donte të tregonte se çfarë i kishte bërë alkooli trupit të saj.

“Nuk ishte alkooli problemi, isha unë. Nuk e doja veten”, shkruante ajo në atë kohë.

Ndjekës të shumtë e mbështetën dhe e falënderuan që foli hapur për luftën e saj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco