Origjinale apo imitim? 4 mënyra për të kuptuar nëse atletet apo çanta e preferuar janë false

Origjinale apo imitim? 4 mënyra për të kuptuar nëse atletet apo çanta e preferuar janë false

14:31, 30/11/2021
A+ Aa A-

Në vitin 2013, produktet e falsifikuara në mbarë botën arritën në 461 miliardë dollarë.

Nike është marka më e imituar në shkallë globale dhe Tayban, Rolex, Supreme dhe Louis Vuitton, janë markat më të kopjuara në botë.

 

Ndërsa, disa kopje duken pothuajse identike me origjinalitet, ka dallime të vogla të cilat mund t’i kuptoni dhe ju:

 

Gjëja e parë që duhet të shikoni është logo Nike.

Në shumicën e rasteve, nuk do të ketë të njëjtat përmasa si origjinali. Këndi dhe pjerrësia mund të jenë të ndryshme.

Image

Prandaj është e nevojshme të kontrolloni etiketën brenda për ndonjë gabim drejtshkrimor.

Marka origjinale nuk do t’i shkruante kurrë fjalët gabimisht, ndërsa produktet e falsifikuara mund të përmbajnë një ose më shumë gabime.

 

Ju gjithashtu duhet t’i hidhni një sy etiketave.

Nike zakonisht ka 2 ose më shumë etiketa të qepura së bashku, ndërsa ato të rreme mund të kenë vetëm një etiketë.

Image

Këpucët Nike Air kanë një strukturë që prodhuesit që falsifikojnë nuk mund ta imitojnë. Kjo për shkak se materialet që përdorin janë të ndryshme.

Pra, në këpucët e vërteta Nike, do të vini re një fortësi lëkure që do t’u mungojë këpucëve false.

 

Së pari, duhet të kontrolloni 2 G-të në pjesën e përparme të çantës.

Shkrimi i G-së duhet të jetë i gjatë dhe elegant dhe jo i trashë. Gjithashtu,  pjesa e rrumbullakosur e G-së duhet të jetë një ovale e përsosur, pa majë.

Image

Hidhini një sy qepjeve pasi një çantë të Vërtetë Gucci do të ketë qepje shumë të njëtrajtshme. Nëse qepjet në çantën tuaj duken të pabarabarta në disa pjesë ose kanë një ngjyrë të ndryshme nga vetë çanta, duhet të supozoni se është e rreme.

 

Para së gjithash, çantat jo origjinale Guess nuk janë prej lëkure, por nga material sintetik. Këtë mund ta kontrolloni duke shtypur materialin me gisht. Nëse rrudhat që krijohen mbeten aty dhe nuk zhduken, atëherë definitivisht nuk është lëkurë.

Aplikimet metalike të një çante të vërtetë Guess janë të qëndrueshme dhe me shkëlqim me një sipërfaqe të lëmuar. Nga ana tjetër, falsifikuesit përdorin materiale më të lira që mund të duken të paqarta dhe madje mund të kenë gërvishtje ose shenja sipërfaqësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco