‘Ti qenke komplet idiot’, plas keq sherri mes Bleonës dhe Robert Aliajt

‘Ti qenke komplet idiot’, plas keq sherri mes Bleonës dhe Robert Aliajt

07:34, 30/11/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, Bleona Qereti është përplasur me Robert Aliajn.

Gjithçka ka nisur pas një komenti të Robertit, i cili është shprehur se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah (referuar Bleonës dhe Jerinës).

Kjo nuk është pritur mirë nga Bleona dhe debati mes tyre ka agravuar deri në ofendime:

Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që  nuk e kanë arritur këtë gjë.

Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam mbajtur familjen që 13 vjeç.

Robert Aliaj: Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tëndin dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.

 

Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?  

Robert Aliaj: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç në vitin 2021 është skandal

Bleona: E para nuk jam 50 vjec! Ore ti qenke idiot! Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?! Kush të jep ty të drejtë të më gjykosh mua? Unë mamin dhe babin do i mbaj deri në ditën që do vdes dhe nuk më ndalon mua

Robert Aliaj: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet

Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…ky është emancipim

Robert Aliaj: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet

Bleona: Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!

Robert Aliaj: Po flas për familjen në përgjithësi

Bleona: Kjo është bullizëm, kush je ti mor zotëri? 

Gjatë debatit Bleona u ngrit në këmbë duke i thënë Robertit "Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve. Mbylle!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco