Bëri histori te Louis Vuitton, shtëpia e modës event madhështor për stilistin e ndjerë

Bëri histori te Louis Vuitton, shtëpia e modës event madhështor për stilistin e ndjerë

20:10, 29/11/2021
A+ Aa A-

“Virgil ishte këtu.”

Me këto fjalë Louis Vuitton njofton se nesër do të prezantojë në Miami koleksionin e meshkujve pranverë/verë 2022, duke bërë homazhe në kujtimin e Virgil Abloh, “jetës dhe trashëgimisë së një gjeniu krijues”, drejtor i veshjeve për meshkuj që nga viti 2018, i cili vdiq para kohe.

Shtëpia franceze e modës konfirmoi shfaqjen e paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale duke transmetuar një video dhe duke shtuar një mesazh nga Michael Burke, president dhe CEO i Louis Vuitton:

"Me dhimbje të thellë mësova për vdekjen e  #VirgilAbloh. Virgil ishte jo vetëm, mik, bashkëpunëtor i madh, gjeni krijues, vizionar dhe novator, por edhe një nga komunikuesit më të mirë kulturorë të kohës sonë. Ai ka hapur rrugën për brezat e ardhshëm. Si një mbështetës i përkushtuar i komunitetit të tij përmes tbamirësisë dhe pasioneve të tij, ai ishte një optimist i përjetshëm që besonte se çdo gjë ishte e mundur. Në të njëjtën frymë, ne në #LouisVuitton do të vazhdojmë me krenari të festojmë kujtimin e tij me një shfaqje të fundit në Miami, siç do dëshironte ai. Jam i nderuar që e kam telefonuar. Ai ishte një mik. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për gruan, fëmijët, prindërit, familjen dhe gjithë komunitetin që është prekur nga madhështia e tij. “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco